Grupi i Kumanovës letër për vdekjen e babait të Ramush Haradinajt
Pëlqej
Pjesëtarët e grupit të njohur si ‘Grupi i Kumanovës’ të cilët po vuajnë burgun në po të njëjtin vend, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e babait të kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.
Përmes një letre, grupi i të burgosurve kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar lajmin për vdekjen e bacës Hilmi.

“Shpreshim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e të afërmve, ne emër të Grupit të Kumanovës, Val Zeka”, thuhet në këtë letër.

Ndryshe Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë pas disa ditëve qëndrimi i shtrirë në spital. Për vdekjen e tij ngushëllimet tashmë nuk kanë të ndaluar. Pothuajse anembanë botës ku ka shqiptarë kanë përkujtuar Hilmi Haradinajn, si njeri të nderuar të cilin gjithmonë do ta kujtojnë me shumë respekt.

Pjesëtarët e Grupit Kumanova u dënuan në nëntor të këtij viti ku 7 nga anëtarët e grupit u dënuan me burg të përjetshëm dhe shumë të tjerë me disa vite burg.


Shtuar më 17/06/2018, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori