Grupi i Kumanovës akuzohet për terrorizëm, rrezikojnë burgim të përjetshëm?
Njëzet e nëntë kosovarëve është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë në lidhje me ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ata akuzohen për veprën penale terrorizëm.

Avokati Naser Raufi ka thënë për "Zhurnal" se, do ta kundërshtojë fuqimisht aktakuzën e Prokurorisë së Shkupit.

"Ne do ta kundërshtojmë aktakuzën. Morëm vesh se aktakuza ka të bëj për vepër panele terrorizëm. Klientët tanë do ti mbrojm me prova të sigurta", ka thënë Raufi.

Sipas tij, deri ditën e premte duhet që aktakuza të përkthehet dhe t’ju dorëzohet zyrtarisht avokatëve të cilët më pas do ta pregadisin mbrojtjen e klintëve sipas provave.

Nga 10 pjestarët e grupit të Kumanovës, të cilët ai i përfaqëson para Gjykatës, avokati Raufi thotë se, asnjë nga kosovarët nuk është ankuar se deklaratën e ka dhënë deklaratë nën presionin policor.

"Askush nga kilentët e mi nuk është ankuar se deklaratën para prokurorit e ka dhënë nën presion të forcës", ka shtuar avokati.

Nga ana tjetër, nëse grupi i Kumanovës shpallet fajtor, sipas kodit penal të Maqedonisë dënimi minimal është 10 vjet heqje lirie e deri në burg të përjetshëm.

Grupi i Armatosur ndodhet në paraburgim në burgjet e Prilepit, Manastirit dhe Shkupit. Në bazë të aktakuzës, paraburgimi do t'ju vazhdohet edhe një kohë të pacaktuar.

Në incidentin e Kumanovës, i cili trondit mbarë opinionin publik, dyshohet se është përgatitur nga ish shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov me shërbimet e huaja. Në të u vranë 8 policë si dhe 10 anëtarë të Grupit të Armatosur. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2015, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori