Grupi i ekspertëve prezanton konkluzionet dhe propozimet për demarkacionin
Në përfundim të debatit për demarkacionin me Malin e Zi, grupi i ekspertëve ka bërë publike konkluzionet e nxjerra.

Gjithashtu janë dhënë dhe disa propozime në lidhje me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren.

Konkluzionet janë të radhitura si më poshtë:

1. Komisioni Shtetëror i angazhuar për shënimin e kufirit ka bërë disa lëshime.

2. Kufiri nuk është i bërë gabim në tërë gjatësinë e vet, por vetëm në disa sektore, që arrijnë 8200 hektarët.

3. Propozojmë që të rishikohen dokumentet në bazë të kushtetutës së vitit 1974.

4. Propozojmë që të rishikohet dhe të analizohet sërish materiali.

5. Propozojmë që në seancën e ardhshme plenare të vendoset që shtetet mike të negociojnë mes dy vendeve për të garantuar frymë më të mirë mes shteteve. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2016, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori