Të veshur të dy me të bardha, Bebe Rexha prezanton me të gjithë të dashurin (FOTO LAJM)

Është folur shumë pak në lidhje me jetën private të Bebe Rexhës, pasi ajo është munduar gjithmonë që ta mbajë atë larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Por vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare bëri një postim në “Instastory”, ku zbuloi të dashurin e saj por pa i treguar portretin.

Të veshur me të bardha, Bebe Rexha poston foton e parë ku zbulon

Por menjëherë mediat e huaja nisën hulumtimet dhe zbuluan identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën Bebes. Ai është producenti i filmave, Keyan Safyari.

E së fundmi Rexha publikoi për herë të parë një foto të plotë me të dashurin e saj.Të dy pozuan të veshur me të bardha teksa ndodheshin në një event.

Lidhja me Safyari është romanca e parë që Bebe Rexha ka bërë publike ndër vite. Ndërkohë kujtojmë se në një interviste në vitin 2017, këngëtarja pranoi se lidhja e saj e fundit ishte në vitin 2015.

“Mundohem që ta mbaj personale. Unë dua të gjej dikë që më do dhe që e dua, nuk më intereson nëse është djalë apo vajzë”, tha Bebe në maj të vitit 2019.


Shtuar 29.09.2020 08:44