Grupi i “Badovcit” dënohet me 47 vjet burg
Pesë të akuzuarit e njohur si “Badovci” , Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me 47 vjet heqje lirie në total.

Ata janë bashkëfajtorë duke frikësuar qytetarët, si dhe kanë përgatitur veprën terroristë në ikonografinë e ISIS-it, për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë.

Të akuzuarit janë shpallur fajtor për veprën penale për terrorizëm kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Të dënuarit janë Besnik Latifi, i dënuar me 13 vjet burgim, Gazmend Haliti 12 vjet, Milazim Haxhija me 10 vjet, Enis Latifi me 8 vjet burgim dhe Fehmi Musa me 4 vjet burgim. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2016, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori