Një
delegacion i
Kongresit Amerikan, i udhëhequr nga kongresisti David
Dreier, do të vizitojë Kosovën më datat 3 dhe 4 prill. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ky
delegacion do të takohet me presidenten e Kosovës, kryetarin e
Kuvendit si dhe me anëtarët e
Kuvendit, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Republikani Dejvid
Dreier përfaqëson shtetin e Kalifornisë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është anëtar i
Kongresit që nga viti 1981. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012,
ora 18:57