"Nuk është e mundur që Bashkimi Evropian ta ndryshojë
formulimin mbi integritetin territorial të Kosovës në strategjinë për
zgjerim", ka thënë nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Suzana Grubjeshiç.
"Komisioneri për
Zgjerim i BE-së, Stefan Fule ka thënë se
Komisioni nuk do të ndryshojë
formulimin, por, pasi që është hedhur në momentin e fundit, frikësohem se
komisioni as që është pyetur", ka thënë ajo për gazetën serbe, "Blic".
Komentet e saj vijnë pasi që presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq ka thënë se do të kërkojë nga BE-ja, që ta ndryshojë këtë formulim, që sipas tij, është i papranueshëm për Serbinë.Ndërkohë, e pyetur se kush ka ndikuar që të futet termi integritetet territorial, Grubjeshiq ka thënë se kjo është kërkuar nga "një nga vendet anëtare" të BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012,
ora 15:59