Gruas i humb telefoni në shesh, thotë se e ka kujtim nga djali i vdekur
Pëlqej
Një grua me iniciale L.K e ka ndarë zgjedhur të ndajë shqetësimin e saj në rrjetet sociale. Ajo ka thënë se i ka humbur telefoni IPhone 6+ kujtim nga djali i saj i vdekur.

Ajo ka kërkuar që kushdo që e gjën t’ia kthej asaj për shkak të fotografive dhe kujtimeve të shumta që ka me djalin e ndjerë.

“Përshëndetje, miqësia ime! Deshta me nda një hall me ju. Sot isha në Sheshin Nanë Tereza, në Prishtinë prej orës 16-18, për t’festuar dhe më ka humbur një telefon ajfon 6+ kujtim nga djali im i vdekur, Albani! Aty kam fotot dhe kujtime t’shumta, e edhe fotot e varrimit! Është humbje e madhe, por do ta kompensoja me një tel të ri, ate që e ka gjetur dhe ma kthen! Me respekt!” ka shkruar ajo në facebook. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori