Gruaja e Titos boton ditarin, "tronditet" Serbia
Pëlqej
Jovanka, gruaja e udhëheqësit më jetëgjatë të Jugosllavisë, Josip Broz Tito ka qenë një nga dëshmitaret e shumë ngjarjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Disa nga ato situata, janë aktuale edhe në kohët që jetojmë.

Para se të vdiste, Jovanka Brozi ka arritur të botojë kujtime nga koha kur burri i saj ishte lideri i Jugosllavisë, transmeton FaktiNews.

Besohet se në këto kujtime, Jovanka ka përfshirë: fakte të panjohura për Titon, arsyeja pse u rrëzua Jankoviçi, për eshtrat e Drazha Mihajloviçit, kundërshtarët politikë më të ethshëm në Jugosllavi, koha e pushtimit të huaj.

Kujtimet janë ruajtur nga një mik i Jovankës jashtë Serbisë.

Kjo për shkak se gruaja e Titos është kërcënuar disa herë nga serbët që të mos botonte kujtimet e saj.

Jovanka është kërcënuar disa herë me vdekje dhe është ndaluar të shkruajë edhe në momentet e fundit të jetës, kur vuante në paraburgim. /albeu.com/


Shtuar më 21/08/2014, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori