Gruaja e Millosheviçit: Burri im është fajtor edhe për permbytjet
Pëlqej
Gruaja e ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Slobodan Millosheviçit, Mira Markoviç, ka thënë me ironi se burri i vet është fajtor për gjithçka që ndodh.

Ky reagim i saj ka ardhur, pasi një person e ka akuzuar Millosheviçin se ia ka vrarë djalin.

"Oh, Sllobo është fajtor për gjithçka. Mënyra më e mirë kur nuk gjen fajtor është të gjesh fajtor njeriun e vdekur", tha Markoviç, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shtuar me ironi se do të vijë një ditë që burrin e saj do ta akuzojnë se ka sjellë vërshimet në Serbi, edhe thatësirat gjatë verës etj.

E veja e Slobodan Millosheviçit aktualisht jeton në Moskë të Rusisë, pasi iku nga Serbia që kur i vdiq Millosheviçi në Hagë.

Ajo tha se shpreson që një ditë të mund të kthehet dhe të jetojë e qetë në Serbi. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori