Gruaja e Ivanoviçit nuk merr pjesë në protestën për burrin e saj
E veja e politikanit serb tashmë të ndjere Olivier Ivanoviç, Milena Ivanoviç ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në protestën e opozitës serbe, që do të mbahet në Beograd në njëvjetorin e vrasjes së bashkëshortit të saj.

Sipas saj ngjarja tragjike po përdoret për përfitime politike.

“Unë nuk do të jem atje. Kurrë nuk do të shkoja, kushdo që do të organizonte. Kjo nuk është mënyra që të kujtohet Oliveri”.

Milena gjithashtu ka thënë se askush nuk e kishin mbështetur Ivanoviç pas gjatë kohës sa ishte në burg dhe pas daljes nga burgu, kur edhe kishte kërkuar mbështetjen e tyre.

“Ku ishin gjithë këta njerëz kur u burgos për tre vjet e gjysmë? Përse nuk organizuan protesta atëherë . Ku ishin ata vitin qe shkoi” ka thënë bashkëshortja e Ivanoviç.


Shtuar më 06/01/2019, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori