Gruaja e Ivanovic ka një mesazh për vrasësit
Gruaja e liderit të SDP, Oliver Ivanoviq, Milena Ivanoviq, përmes deklarimeve që ka bërë për mediat serbe, ka bërë edhe një postim nëpër mediat sociale lidhur me vrasjen e burrit të saj.

Ajo ka thënë se me vrasjen e Ivanoviq, është vrarë liria si dhe siç është shprehur edhe Serbia, përcjell Klan Kosova.

“Ata më goditën në zemër, dashurinë, kënaqësinë. Ata goditën në babanë e Bogdanov”.

“Ata na goditën neve, lirinë, Serbinë”, është shprehur Milena Ivanoviq.

“Flini të qetë të dashurit e mi, por ata që e vranë mos të flenë të qetë”, ka shtuar ajo.

Dje, në veri të Mitrovicës, u qëllua për vdekje politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq u qëllua rreth orës 8:10 minuta para selisë së partisë së tij, Iniciativa Qytetare. Sipas autopsisë ai u qëllua në pjesë e sipërme të trupit më gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb. Trupi i Ivanoviqit u gjet nga një fqinj që ishte duke shkuar në dyqan. Në orën 9:30, mjekët njoftuan se Ivanoviq kishte vdekur.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqeri Syla, ka thënë se vrasja ka ndodhur “nga një makinë në lëvizje”. Makina e involvuar ishte një “Opel Astra” pa targa e cila u gjet në një rrugë në veri, Policia gjeti tre predha para zyrës së tij.

Në objektin ku është selia e Iniciativës Qytetare Serbe ka kamera, pyetja tani është nëse regjistruar vrasja.Policia e Kosovës, ka deklaruar se nuk kanë informacione ende për pronarin e veturës.Dy prokuror janë duke e hetuar vrasjen e Ivanoviqit- një shqiptar dhe një serb


Shtuar më 17/01/2018, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori