S’ka ndërmend ta harrojë! Pas incidentit me flamurin serb, Rita Ora përmend Kosovën në eventin e rëndësishëm

Rita Ora ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit pas incidentit me flamurin serb të cilin e ngatërroi me atë hungarez gjatë një koncerti në Hungari. Megjithatë këngëtarja nuk e harron prejardhjen e saj dhe teksa ndodhet në Itali për ‘Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia’ ajo ka përmendur Kosovën.

Rita ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg. Gjatë fjalimit të saj, Rita u shpreh se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata.

“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, tha Rita teksa po prezantonte një çmim.