Gruaja e Arkanit vjen në Kosovë për provokim
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte thënë disa herë se këngëtarja e famshme botërore, Shakira, do të vijë në Mitrovicë dhe të performojë në ceremoninë e hapjes së urës mbi Ibër dhe ura do ta mbajë emrin e saj.

E përderisa koncerti i Shakirës po duket larg, ai i Cecës është më real.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

Siç njoftojnë organizatorët në Mitrovicë, Ceca po vjen për t’i mbështetur protestat paqësore të serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës prej 100 për qind mbi mallrat nga Serbia.

Ndryshe, serbët në veri të vendit që nga vendosja e taksës kanë protestuar çdo ditë.


Shtuar më 07/12/2018, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori