Gruaja e Agim Ramadanit flet për policin e vrarë në Istog
Bashkëshortja heroit Agim Ramadanit, Shkuria, po qëndron në shtëpinë e policit të vrarë Izet Demaj. Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, familja Demaj po pret për ngushëllime njerëz të shumtë, djali i tyre ra në detyrë si polic i Kosovës.

Shkuria tha se ish-ushtari i UÇK-së, Izet Demaj na dëshmoi edhe njëherë që djemt më të mirë i dalin zot atdheut. Ajo e kujtoi edhe kohën kur Demaj luftoi për Kosovën.

Në shtëpinë e policit të vrarë po qëndron edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni. Ai tha se policin e ka njohur në ditët e para të luftës në Koshare.

Polici Izet Demaj, ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve të marra nga plumbat. Ai u qëllua me armë zjarri derisa po tentonte të ndalonte një hajn të armatosur i cili kishte marrë dy pengje dhe po provonte të grabiste një bankë.


Shtuar më 28/12/2018, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori