Gripi i derrit godet Kosovën?
Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë paraqitur tre raste për kurim të dyshuar për virusin A,H1N1 ose gripi i derrit.

Drejtuesit e klinikës thonë se personat që po kurohen janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se tre të sëmurët po trajtohen me terapi simptomatike.

“Aktualisht po trajtohen tri traste të dyshimta nga sëmundja e gripit influenca A, H1N1. Njëri nga ta veç është liruar nga spitali, është nga Ferizaj, kurse këto dy rastet e tjera janë në hulumtim të analizave”, tha Ramadani.

Që kur është shfaqur virusi A, H1N1 në Meksikë në vitin 2009, kanë mbetur të vdekur 18.400 persona në mbarë botën nga kjo sëmundje./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori