Greva në trafikun ajror po i shkakton dëme të mëdha Kosovës
Anulimi i fluturimeve për këto ditë shkaku i grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët po kërkojnë të mos përfshihen në Ligjin e ri për Paga, vlerësohet se do të ketë kosto milionëshe për pasagjerët që i kanë paguar biletat dhe për aviokompanitë për shkak të anulimit të fluturimeve.

Kompania ajrore “Turkish Airlines” ka anuluar të enjten paradite fluturimet për dhe nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror në Kosovë.

Greva e kontrollorëve, e cila ka nisur të mërkurën që lamë pas, të enjten (dje) ka zgjatur prej orës 08:00-12:00, përderisa të premten (sot) do të zgjasë 6 orë, përkatësisht nga ora 8:00-14:00, me ç’rast disa kompani ajrore kanë paralajmëruar anulim të fluturimeve.

Anulim të fluturimeve për sot ka paralajmëruar aviokompania “Turkish Airlines”, “Wizz Air”, “Adria Airways”, “Austrian Arlines”, “Easy Jet” etj.

Edhe më keq, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të shtunën, kur shumë bashkatdhetarë kanë rezervuar biletat për të marrë pjesë në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës, nuk do të mundë të arrijnë në vendlindje, pasi që greva e kontrollorëve ajrorë do të zgjasë prej orës 8:00 të mëngjesit deri në 8:00 të mbrëmjes.

Anulimi i fluturimeve për këto ditë për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët po kërkojnë që të mos përfshihen në Ligjin e ri për Paga, vlerësohet se do të ketë kosto milionëshe për pasagjerët që i kanë paguar biletat dhe për aviokompanitë për shkak të anulimit të fluturimeve.


Shtuar më 15/02/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori