Greva fut në kolaps shëndetësinë e Kosovës, kur do të reagojë Haradinaj?
Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së ka vendosur për të vazhduar grevën edhe për 48 orë.

FSSHK thotë se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë.

“Kjo vjen për shkak se nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me pagat e punonjësve shëndetësorë”, thotë FSSHK.

Dje në ora 07:00 ka filluar greva 24 orëshe.

Ministria e Shëndetësisë dje ka bërë të ditur se pagat e punonjësve shëndetësorë parashihet të rriten vitin e ardhshëm.


Shtuar më 27/12/2018, ora 07:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori