Greva bllokon aeroportin e Prishtinës
Kjo grevë e punëtorëve që zgjati deri në orën 09:00 për një orë ka krijuar tollovi të madhe edhe tek qytetarët që po prisnin për të udhëtuar.

Ndryshe, Aeroporti Ndërkombëtar i PrishtinësAdem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar, të gjitha fluturimet e planifikuara për datat 19 deri më 21 gusht, do të realizohen në kohë, raporton Indeksonline.

Kujtojmë që edhe nesër do të ketë grevë dy orësh duke filluar prej orës 08.00-10.00, si dhe më datën 21 do të mbajmë grevë gjithë-ditore”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të ANP ‘Adem Jashari’.

Shtuar më 19/08/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori