Greva bllokon "Adem Jasharin", fluturimet nga Shkupi
Dy fluturime janë anuluar të cilat ishin paraparë që sot të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Ato janë realizuar nga Shkupi, mëson Gazeta Express. E gjithë kjo si pasojë e grevës që punëtorët e ANP-së janë duke e mbajtur që tre ditë.

E greva e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë po vazhdon edhe sot, kjo pasi përpjekjet për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, deri më tash nuk kanë treguar rezultate.

“Nëse në dy ditët e mëparshme kemi pasur grevë njëorëshe, respektivisht dyorëshe, sot greva do të zgjasë 6 orë. Ajo do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 14:00.

Pesë kërkesat e tyre kyçe të punëtorëve karshi menaxhmentit të Aeroportit të Prishtinës janë kompensimi dhe benefitet për rrezikshmërinë, të eliminohen dallimet në pagesë në rastet ku punëtorët kanë detyrat dhe përshkrimin e njëjtë të punës, orët e njëjta të punës duke ngritur pagat e ulëta në nivelin e barabartë me kolegët, pagesën për përvojë të punës, orët e punës gjatë vikendit të paguhen, si dhe pagesa e shujtës”.

Në dy ditët e mëparshme, greva ka shkaktuar vonesa dhe tollovi në Aeroportin NdërkombëtarPrishtinës, duke bërë që shumë fluturime të shtyhen.
Shtuar më 21/08/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori