Makina përplas 3-vjeçarin në Durrës, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës para pak minutave.

Sipas burimeve, bëhet me dije se një automjet ka përplasur një 3-vjeçar.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës – Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/