Greqia, partner strategjik i Kosovës
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka takuar sot shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.

Gjatë takimit, ata kanë folur poër axhendën evripiane të dy shteteve dhe partneritetin mes dy vendeve për të përmbushur axhendën evropiane.

Në këtë takimi, ministrja Çitaku dhe ambasadorja Athanassiadou kanë rikonfirmuar angazhimin dhe mbështetjen e dy vendeve për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në dimension politik, ekonomik, tregtar dhe shoqëror.

"Kosova çmon mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektivës euroatlantike të vendit tonë”, tha Çitaku.

Nga ana tjetër, ambasadorja Athanassiadou është shprehur se do të ndihmojë në bashkëpunimin e mëtejshëm të institucioneve të shtetit grek dhe shtetit të Kosovës.

Megjithatë, Greqia është një nga 5 shtetet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./albeu.com

Shtuar më 15/05/2014, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori