Greqia në krah të Serbisë, kundër Kosovës në UNESCO
Pëlqej
Greqia i ka dalë në krah Serbisë duke vendosur kundër Kosovës në UNESCO lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

"Në këtë kuptim jemi të interesuar për bashkëpunim në nivel ekspertësh në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e saj", ka thënë për "Politika", ministrja greke Lidia Konjord, gjatë një vizite në Beograd.

"Të bashkuar jemi më të fortë e më të kulturuar", citohet të ketë thënë ajo.

Ministrja Konjord, shtoi gjithashtu se ka biseduar me homologun e saj, Vlladan Vukosavlevic lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në kuadër të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori