Greqia mbështet integrimin e Kosovës në BE
Shefi i Zyrës greke në Prishtinë, Dimitrios Moschopoulos thotë se Greqia mbështet integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në një prononcim për Radio Dukagjinin, ai ka theksuar se shteti i tij është në dijeni se anëtarësimi në BE përfshinë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, dhe gjitha proceset që kjo rrugë përfshin. Ju e dini se në Bashkimin Evropian të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Nuk ka anëtarësim pa njohje. Ne e dimë shumë mirë këtë”,-ka thënë Moschopoulos i cili ka shtuar nuk kanë ndryshuar qëndrimnë lidhje me pavarësinë, por se integrimi do e bëjë të pashmangshme diçka të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2013, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori