Merr flakë makina në mes të Tiranës

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve autmjeti në pronësi të G.Sh është përfshirë nga flakët ndërsa po lëvizte në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Njoftimi:

Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 7.06.2023 22:57