Grenell për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar asnjëherë
I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, përmes një shkrimi në Twitter i ka reaguar gazetës The New York Times.

The New York Times pati një shkrim ku thoshte se Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar t’i priste presidentin e Serbisë, dhe atë të Kosovës, të shtunën. Pastaj, udhëheqësi i Kosovës u akuzua për krime lufte.

“SHBA’ja shtyn samitin për paqe në Ballkan, merr goditje politika e jashtme e Trumpit”, titullohet artikulli i të përditshmes njujorkeze, rreth takimit mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte planifikuar për 27 qershor, në Uashington.

Një iniciativë e ndërmjetësuar nga Amerika për ta stabilizuar Ballkanin, që administrata e presidentit Donald Trump shpresonte se do t’i jepte shkëlqim kredencialeve të saj të politikës së jashtme në një vit zgjedhor, është shtyrë, të enjten, pasi ndaj njërit prej pjesëmarrësve kryesorë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u paralajmërua aktakuzë për krime lufte, shkruan The Neë York Times, të enjten.

Grenell u përgjigj duke thënë se ka shumë gabime rreth kësaj cështje, dhe kjo nuk është cudi sepse reporteri asnjëherë nuk ka folur me të.

Grenell gjithashtu sqaroi se qasja e dialogut kishte të bëjë gjithmonë vetëm me ekonomi dhe se asnjëherë nuk është aluduar në një ‘fitore të shpejtë’.

“Shumë gabime rreth kësaj çështje. Nuk cuditem… reporteri asnjëherë nuk ka biseduar me mua. Qëllimi ynë gjithmonë kishte të bëjë me vende pune dhe ekonomi. Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë (një narrativë e mediave totalisht e gabuar dhe pa asnjë fakt), shkroi Grenell.

Ambasadori Grenell gjithashtu tha se ka biseduar me Sigurinë Gjermane dhe Francezë për të koordinuar këtë qasje ekonomike. Tutje, Grenell përmendi se shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar.

“Gjithashtu: Kam biseduar direkt me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Gjermanisë dhe Francës për t’u koordinuar lidhje me qasjen tonë të kufizuar (vetëm për politikë). Shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar para meje. Nuk do të përfshihemi në qasje politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Do të koordinohemi më këdo që është përgjegjës”, shkroi Grenell.
Shtuar më 25/06/2020, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori