Grenell: Më 27 qershor Kosova e Serbia takohen në Washington për dialogun
Emisari special i presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell ka konfirmuar datën e diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi në Washington.

Ai ka treguar se çfarë mund të ndodhë nëse palët shprehen të pakënaqura me këto bisedime, njofton Klan Kosova.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.

”Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, shkruan Grenell.
Shtuar më 15/06/2020, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori