Grenell mbështet seancën e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti
I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell, mbështet mbajtjen e seancës plenare ditën e nesërme, ku do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Grenell shpërndau postimin e ambasadorit Philip Kosnett në rrjetin social Twitter ku Kosnett ishte shprehur se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit. Siç i kam thënë kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, shkroi Kosnett.

Kurse shtetet e BE-së përmes ambasadave të tyre kanë kërkuar që të mos votohet mocioni i mosbesimit derisa të përfundoj situata me pandeminë.
Shtuar më 24/03/2020, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori