Grenell mbërrin në Kosovë, cila është arsyeja e vizitës
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell pritet që ditën e sotme të qëndrojë në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed.

Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit do të jenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Departamenti i Energjisë dhe Biznesit në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat.

Delegacioni përveç Prishtinës, do të qëndrojë edhe në Athinë, Beograd dhe Jerusalem.

Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar paralajmëron hapjen e zyrës së parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që “do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon”.

Kjo Korporatë Banka për Eksport-Import, nënshkruan gjatë kësaj jave letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, ndërmjet të dyja vendeve.

Nënshkrimi i letrave pasoi dakordimin e Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Ambasadori Grenell shkroi në rrjetin tëitter se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi është përparësi e administratës Trump”.
Shtuar më 21/09/2020, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori