Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet
Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet.

Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.

Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.

Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.

"Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta", ka shkruar ai.
Shtuar më 24/10/2020, ora 22:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori