Shoqata "Gratë në të zeza" ka kryer një tjetër protestë në Beograd në përkujtim të dhjetë vjetorit të vrasjes së dy gardistëve Dragan Jakovlevic dhe Drazen Milovanovic, të vrarë gjatë shërbimnit ushtarak.
Koordinatorja e kësaj organizate Stasha Zajoviç ka thënë për Agency Anadoly se sot përkujtohet një vrasje mizore e heshtur nga drejtësia, pasi nuk është dënuar askush për vrasjet.
"Ky është një nga
krimet e organizuara-shtetërore më famëkeqi dhe ne kemi drojën se deri në ditët e sotme rasti nuk ndodhet as në fazën parahetimore, vërteton faktin që ne e dimë, se ky vend është një shtëpi e
sigurt për të gjitha ata që fshihnin dhjetë vjet me radhë të vërtetën në lidhje me vrasjen e gardistëve dhe gjithashtu është një shtëpi e
sigurt për ata që kanë fshehur Ratko Mlladiqin, dhe se kjo është një provë e thjesht e çnderimit të Ushtrisë dhe arrogancës së kësaj qeverie.", tha Zajoviç.
Sipas saj, shteti është i interesuar vetëm
sesi të mbrojë vrasësit e gardistëve dhe
sesi të mbrojë
krimet e Rasto Mlladiçit dhe
sesi atë e fshehën vetë shërbimet e shtetit që të mos gjykohej në Hagë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2014,
ora 11:27