Vidhte makina në Vlorë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Policia në Vlorë ka arrestuar një 27-vjeçar për veprën penale “Vjedhja”. Arrestimi i shtetasit K. L, u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Nga hetimet, rezulton se 27-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër kanë kryer edhe 5 vjedhje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Përsëritësit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit u bë gjithashtu dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Arrestimi i shtetasit K. L, u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç, janë autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës, konkretisht vjedhjes së një automjetit tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. Dh, vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e shtetasit A. K, veglave pune në automjetin e shtetasit K, Q, sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarsia” si dhe vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e shtetasit E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim./albeu.com

 

 


Shtuar 10.10.2021 10:19