Gramoz Berisha: Mos ia bëni tjerëve atë që ia bënë familjes sime
Pëlqej
Gramoz Berisha është një nga ata persona që ka arritur ti shpëtojë masakrës në Suharekë të forcave serbe në vitin 1999-të.

Atij në atë kohë iu vranë mbi 50 anëtarë të familjes, por vetë arriti të shpëtojë.

Gramozit i kujtohen ende pamjet e tmerrit nga ushtria dhe thotë se një shqiptar asesi nuk duhet të veprojë në mënyrë të tillë që të vrasë njerëz.

“Më 29 mars 1999 ka ndodh masakra ma e madhe në Suharekë. Këtu me janë vrare 50 anëtare të familjes. Kemi shpëtuar vetëm unë, nëna dhe gruaja e xhaxhait”, tha Berisha për Klan Kosova.

Gramoz Berisha ka apeluar, sidomos tek të rinjtë që të mos iu bashkohen grupeve radikale, si ISIS apo Al-Nusra, pasi këta grupe nuk kanë prioritet fenë, por dhunën dhe vrasjet.

“Ju kisha lutur, mos të ndodh diçka si familjes sonë, si kemi vuajtur; mos të ndodh kjo në asnjë vend të botës, e aq më pak që ato vrasje të bëhen prej shqiptarëve”, apeloi Berisha. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori