Grainca tur në Europë, lobon për afrimin e investitorëve të huaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka zhvilluar një vizitë shumë të rëndësishme në disa shtete evropiane. Ai ka qëndruar në Austri, Zvicër dhe në Francë.

Gjatë këtyre vizitave, ai zhvilloi takime të rëndësishme me kompani austriake, të cilat janë të interesuar për investime në Kosovë.

Grainca gjatë qëndrimit në Gjenevë u takua edhe me zyrtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë, si dhe pati takim me kryesuesin për Marrëdhënie me jashtë, ku u bisedua me procedurat dhe hapat për anëtarësimin e Kosovës.

Ai u takua edhe me deputetin e Parlamentit Zviceran Marc Francina, ku u dakorduan për bashkëpunimin ekonomik dhe për vizitën e një grupi investitorësh për turizëm, miniera dhe metale gjatë muajit qershor.

Grainca nuk la pa vizituar as diasporën shqiptare në këto shtete. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2016, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori