Dioqeza e Rashkë-Prizrenit ka deklaruar se në dyert e Manastirit të Deçanit, mëngjesin e sotëm është shfaqur një grafit i UÇK-së.
“
Grafiti i UÇK është i fundit në serinë e provokimeve të ngjashme. Mesazhe urrejtjeje ishin shkruar më herët në kishën Gjakovës e pastaj nëpër shtëpitë serbe në Rahovec”, theksohet në kumtesën e dioqezës së Rashkë-Prizrenit, citon Koha.
Kumtesa kishtare numëron edhe një varg akuzash të tjera ndaj institucioneve të vendit tonë.
Megjithatë nuk është hera e parë që Kisha serbe është prodhuese e propagandës shtetërore të Serbisë e cila historikisht është përdorur dhe vazhdon të përdoret kundër shqiptarëve në Kosovë por edhe jashtë saj. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2014,
ora 13:19