Graçanica shkel ligjin e gjuhës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë reagoi ndaj shkeljes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga zyrtarët e Komunës së Graçanicës.

“Në zyrën e KMDLNj kanë ardhur qytetarë të komunës së Graçanicës, përkatësisht qytetarët e Lagjes ‘NIC’, të cilët janë ankuar se zyrtarët e kësaj komune u lëshojnë dokumente vetëm në gjuhën serbe (alfabeti cirilik) edhe për qytetarët e komuniteteve jo-serbe.

Banorët shqiptarë të kësaj lagjeje këtë e marrin si provokim”, thuhet në reagim.

KMDLNJ, me këtë rast konstaton se kjo është shkelje e hapur e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për jodiskriminim.

KMDLNJ konstaton se një diskriminim i tillë është i papranueshëm dhe me këtë i bënë thirrje Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Komisionit të gjuhëve që të ndërmerr masa për ndërprerjen e kësaj dukurie diskriminuese. /albeu.com/



Shtuar më 21/03/2011, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori