Grabovci: Thaçi i ka votat për president!
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka thënë se Hashim Thaçi ka votat për tu zgjedhur president i Kosovës.
Në intervistën për emisionin “Argument plus” të RTV 21 Grabovci theksoi se Thaçi i ka votat e PDK-së dhe të LDK-së.
“Unë besoj se numri i atyre që do ta votojnë z.Thaçi për President do të jetë i mjaftueshëm për tu zgjedhë President në kohën e duhur në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim nuk e kemi asnjë fije të dyshimit”, tha Grabovci. /Albeu.com/
Shtuar më 30/01/2016, ora 21:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori