Grabovci: Takoj përditë liderët e VLAN që të dalim nga kriza
Pëlqej
Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci është shprehur se po takohet me liderët e secilës palë politike, me qëllim që vendi të mos përfshihet nga kriza institucionale.

“PDK respekton kriterin bazë të demokracisë e ky është dialogu. Aty ku nuk ka dialog, aty nuk ka demokraci. Unë besoj që shpejt do të arrihet zgjidhja dhe se qytetarët do të kenë institucionet e tyre të krijuara , kam marrëdhënie të mira me deputetët e të gjitha partive politike dhe se me ta takohem çdo ditë për të gjetur daljen nga kriza politike”, ka shkruar Grabovci.

Adem Grabovci ka përshëndetur edhe angazhimin e presidentes Jahjaga, për të luajtur rol konstruktiv në zgjidhjen e ngërçit politik. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori