Grabovci: Blloku po bën lojëra
Pëlqej
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci iu kunderpergjigj sot kritikave të koalicionit LDK-AAK-Nisma për shtyrje të seancës konstituive të Kuvendit.

“Çdo ditë po bëhet edhe më e qartë se koalicionit të bllokut asgjë nuk po i bie tamam. Ata kanë deklaruar se janë në koalicion me Listën Serbe dhe se i kanë harmonizuar të gjitha qëndrimet e tyre. Ndërsa kërkesa për shtyrje të seancës ka ardhur nga një subjekt politik që i ka pasur qëndrimet e harmonizuara me bllokun”, ka thënë Grabovci për “Epokën e re”.

Sipas tij kërkesën për shtyrje të seancës nuk e ka bërë PDK-ja, por një aleat i bllokut.

"Ne kemi deklaruar edhe më herët se kemi qenë të gatshëm që seanca të mbahet të premten. Unë dyshoj se këto lojëra është duke i luajtur blloku, i cili po vazhdon ta bllokojë jetën e qytetarëve të vendit", ka thënë me tej Grabovci.
Shtuar më 13/09/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori