“Po kaloj me Zahon kohë që se kam kaluar dot më herët”, Rama izolohet në shtëpi

Kryeministri Edi Rama është izoluar sot në shtëpinë e tij në Surrel. Rama ka treguar se tashmë ai do tw dëgjojw këshillën e mjekëve dhe për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve.

Rama ka thënë se tani po kalon kohë me Zahon, që e kishte humbur më herët dhe të njëjtën gjë ka kërkuar dhe nga qytetarët të rrinë në shtëpi me fëmijët e tyre.

“Masat do të përshkallëzohen dhe duhet të ndani mendjen që nuk mund t’i shkelni. Ja ku jam dhe unë në shtëpi, e në ballkon, se nuk ka ofiq që na mbron. Po kaloj me Zahon kohë që se kam kaluar dot më herët. Po u ndjek dhe juve nga Facebook, që thoni si po kaloni. Deri dhe vlonjatët që kanë shkelur më shumë se të tjerët rregullin e vendosur. Po ky është vetëm fillimi i një luftë nervash që do zgjasë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që Rama fliste në sfond dëgjohej zëri i një gjeli deri, duke konfirmuar kështu se Kryeministri tashmë ndodhet në shtëpi i izoluar nga COVID-19


Shtuar 13.03.2020 13:43