Grabitje me armë në një pikë karburanti në Shtime (VIDEO)
Një pikë karburanti në Shtime ka rwnw pre e plaçkitjes.

Hajdutwt kwrcenuan me automatik punëtorin kujdestar, të cilit i morën edhe disa qindra euro.

“Dëmi material është 600 euro. I kemi lënë ato pare për shkak të konsumatorëve që nëse vijnë me pare të trasha diçka me mujte me iu shërby duke e kthyer kusurin”, tha Bejadin Rexhepi, pronar i pompës.
Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë.

Ndërkohë edhe në Polici thonë se me të dëgjuar për lajmin kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku këta të fundit janë duke mbledhur prova.

“Jemi në fazën e mbledhjes së provave dhe intervistimit të dëshmitarëve dhe të dyshimtëve. Jemi në rrugë të mirë deri në arritjen e zbulimit të personave të mundshëm të dyshuar”, tha Basri Shabani, zv/drejtor i policisë në rajonin e Ferizajt.

Sipas Policisë rastet të tilla të grabitjes se parave me armë nuk mbahen mend të kenë ndodhur në komunën e Shtimes. /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2017, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori