Grabitet me armë një bankë në Kosovë
Pëlqej
Policia e Kosovës, njofton se sot rreth orës 14:00, ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Grabitja ka ndodhur në institucionin mikrofinanciar KEP, që gjendet në rrugën “Hasan Prishtina ” në Obiliq.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve.

Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.
Shtuar më 14/09/2018, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori