Grabitet me armë banka në Veternik
Pëlqej
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një grabitje e armatosur në një filiale banke në lagjen “Veterniku” në Prishtinë.

Dyshohet se në këtë grabitje kanë marrë pjesë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri.

“Nga informacionet e para është ngritur dyshimi se të njëjtit kanë grabitur një shumë parash, vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet nga zyrtarët e bankës, dhe me pas me veturën e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes”, bën të ditur Policia.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme, këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin.

Ndërkohë që punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve.
Shtuar më 15/10/2018, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori