Gordon: Për veriun e Kosovës duhet të bisedohet
Ndihmës-sekretari i Shtetit, Philip Gordon, ka theksuar se SHBA-ja është shumë e kënaqur që BE-ja ia ka dhënë statusin e kandidatit Serbisë.

Por ai ka theksuar se kanë mbetur edhe shumë punë pa u kryer, sidomos në lidhje me dialogun ndërmejt Kosovës dhe Serbisë.

”Ende ka dallime të mëdha rreth veriut të Kosovës, dhe ne i inkurajojmë palët që të bisedojnë rreth kësaj”, ka thënë Gordon.

Në një intervistë për televizionin “Al Jazeera Balkans”, ai ka përsëritur se SHBA-ja e mbështet pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe integrimin e shtetit të ri në BE.
Shtuar më 03/03/2012, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori