Gorani: Thaçi të ikë si kryeministri i Irakut
Pëlqej
Analisti Dukagjin Gorani ka komentuar situatën politike.

Ai mendon se një koalicion gjithëpërfshirës është në dëm të shtetit të Kosovës.

Mendoj që në situatën në të cilën jemi, ndoshta më së miri është me pas fitues edhe humbës. Nuk mendoj që është aq tragjike nëse PDK shkon në opozitë e as nuk është tragjike nëse blloku e krijon qeverinë, kështu që edhe ata të cilët e fitojnë pushtetin nuk do të fitojnë ‘çek bllanko’ për zhvatje dhe shpërdorime, ndërkohë që edhe ata që e humbin pushtetin nuk mendoj që do të fshihen prej faqes së dheut”, tha Gorani për Radio Dukagjinin.

Ish këshilltari Gorani ka këshilluar ish shefin e tij Hashim Thaçi që të ndjek shembullin e kryeministrit të Irakut, Nuri Al Maliki që pavarësisht se i ka fituar zgjedhjet ka hequr dorë nga pozita e kryeministrit.

“Ndoshta më së miri është përmes një reflektimi racional PDK të vije në situatë ashtu sikurse u gjend në situatë dje ish kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, i cili edhe përkundër faktit se i fitoi zgjedhjet, u detyrua ta kuptoje që është momenti historik qe nuk e do atë si kryeministër dhe nganjëherë fitimi aritmetik, fitimi i votave ose fitimi i shumicës së votave, nuk do të thotë vetvetiu marrje e vendimit për qeverisje, nëse numri i votave nuk e kalon shifrën 51 %”, ka vlerësuar Gorani. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori