Gorani kërkon ndarje paqësore në Vetëvendosje
Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj kishin bërë kërkesë zyrtare në Vetëvendosje që të ndaheshin në mënyrë paqësore. Por, krahu i Albin Kurtit e kishte refuzuar një ofertë të tillë.

Dardan Molliqaj thotë se Gorani kishte kërkuar të mbahej edhe një konferencë e përbashkët për t’u ndarë. Por, Liburn Aliu kishte thënë se s’ka ndarje paqësore.

Dukagjin Gorani, dikur Këshilltar i Hashim Thaçit, kishte pasur një shkurorëzim paqësor me një parti politike. Ishte larguar nga PDK-ja dhe Këshillimi i Thaçit pa ndonjë akuzë të rëndë.

Një ndarje të tillë, Dukagjin Gorani e kishte kërkuar të ndodhte edhe në Partinë e Albin Kurtit. Kishte bërë kërkesë për një ndarje paqësore ndërmjet grupit të Dardan Molliqajt dhe atij të Albin Kurtit.

Por, kërkesa e tij ishte refuzuar. Njëri prej përkrahësve të Kurtit kishte thënë se s’ka ndarje paqësore.

Krejt këtë nismë të Goranit e ka sqaruar Dardan Molliqaj, ish-Sekretar Organizativ i Vetëvendosjes. Ka treguar se kërkesa e Goranit ishte bërë pasi ishte refuzuar nisma e tij për ndarje paqësore.

“Ka pasë një mbledhje ku Gukagjin Gorani ka kërkuar ndarje paqësore dhe me marrëveshje. Edhe ka këkru me dalë në konferencë për shtyp të dy palët. Me thanë nuk munden të arrijmë kurrëfarë marrëveshje dhe me i uri të dy palët njëri-tjetrit”, ka thënë Molliqaj, në një emision televiziv, të enjten.

“Aty është deklaru Librun Aliu se nuk ka ndarje paqësore. Ekziston kjo në procesverbalet e VV’së...”, ka thënë Molliqaj.
Shtuar më 27/01/2018, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori