Goran Bogdanovic nuk lejohet të futet në Kosovë
Autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Goran Bogdanovic, për të marrë pjesë në 623 vjetorin e Betejës Mesjetare të Kosovës, të cilën komuniteti serb e quan “Vidovdan”.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vetë Bogdanovic, i cili ka thënë se arsyeja e moslejimit të hyrjes së tij në Kosovë është për shkak se ai i mbështet institucionet e Serbisë në Kosovë.“Kjo është arsyeja, por mendoj se një gjë e tillë është aq ironike sa nuk e kuptoj një formë të tillë të përgjigjes. Nuk mundet askush që në atë mënyrë të më disiplinojë se si do të sillem unë politikisht”, ka thënë ministri serb Bogdanovic. /albeu.com/

Shtuar më 27/06/2012, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori