“Topçinjtë” optimistë për Mudryk, Arsenal gjithnjë e më afër 21-vjeçarit

Prej kohësh, Arsenali ka nisur negociatat për transferimin e Mikhail Mudryk .

Sipas mediave, transferimi i mundshëm i anësorit 21-vjeçar të Shakhtarit shihet me optimizëm nga klubi, pasi vetë Mudryk është i interesuar për transferim.

Më herët u raportua se Shakhtar refuzoi ofertën e Arsenalit për 40+20 milionë euro, me klubin ukrainas që kërkon të marrë 100 milionë euro për Mudrikun.

Në sezonin aktual të Kampionatit ukrainas, Mudryk ka luajtur 12 ndeshje, ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 7 asistime. Në fazën e grupeve të Champions League ka 3 gola dhe 2 asistime. /albeu.com


Shtuar 28.12.2022 18:59