Goditet korrupsioni në Kosovë, arrestohet vajza e avokatit të njohur (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës arrestoi tre persona nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘mashtrim’.

Në mesin e të arrestuarve, është edhe përmbaruese. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për përmbaruesen, Rreze Metaj.

E njëjta dyshohet se ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë.

Përmbaruesja Metaj është bija e avokatitnjohur kosovar, Qerim Metaj.

Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.
Shtuar më 26/02/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori