Godet mbrojtësen e rrugës, 1 i vdekur e 3 të plagosur
1 i vdekur e 3 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në fshatin Parallovë të Gjilanit. Policia e Kosovës bëri të ditur se shoferi i një makine, ka humbur kontrollin dhe ka goditur pjesën mbrojtëse të rrugës. Tri të lënduarit, mes tyre edheh shoferi, janë dërguar në spitalin e qytetit. Shkak i këtij aksidenti, besohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2013, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori